Flash

U ekzekutua në Mirditë, një i shoqëruar për vrasjen e Viktor Bardhit

Lapsi.al 3 September 2026

Drejtori i Policisë, Ermal Muça në një komunikim për mediat foli për ngjarjen e rëndë të ndodhur në Ndërfushaj në Mirditë ku ekzekutua me armë zjarri Viktor Bardhi.

Gjatë fjalës së tij, drejtori i policisë, tha se ka të shoqëruar për ngjarjen.

“Rreth orës 8:55 jemi njoftuar në sallën operative për një ngjarje të rëndë të ndodhur në Ndërfushas në Mirditë.

Kemi ndërtuar grupin hetimor, kemi ardhur në vendngjarje, nga veprimet e para hetimore, ka rezultuar që një shtetas është vrarë në automjetin e tij, është shtetasi Viktor Marku, datëlindja 1961.

Rreth 20 minuta pas ngjarjes në fshatin Rrej afër Rubikut, është djegur një automjet ku është një grup hetimor i dytë, po fiksohen provat, po pyeten dëshmitarët.  Kemi një të shoqëruar dhe një pistë hetimi”, tha ai.

Të këshilluara

Si u bë oligarku i sanksionuar rus përfitues i tenderëve në Shqipëri

Kompanitë e lidhura me gjigantin austriak Strabag përfituan miliona euro nga buxheti shqiptar në një periudhë kur oligarku rus Oleg Deripaska ishte aksioner i rëndësishëm i grupit dhe nën sanksione nga ShBA. Ekspertët thonë se rasti nxjerr në pah dobësitë e institucioneve shqiptare për të kontrolluar pronësinë reale pas kompanive që marrin para publike.

12:07

ide

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

Dhunë? Po, të lutem! Por, kundër kujt?

Dëmi që i është bërë Shqipërisë përgjatë qeverisjes së regjimit të Ramës, është radikalisht i pakrahasueshëm me dëmin minimal të shkaktuar përgjatë këtyre ditëve."

20:08 Agon Hamza

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI