Flash

Vodhi 69 mln lekë, gjykata i zëvendëson masën nga “arrest në burg” në arrest shtëpie ish-drejtoreshës së Postës Durrës

Lapsi.al 25 September 2026

Gjykata e Durrësit ka vendosur zëvendësimin e masës së sigurisë  nga “arrest në burg” me “arrest në shtëpi” për ish-drejtoreshën e filialit të Postës Shqiptare në Durrës Elisabeta Mataj. Mataj ndodhej në paraburgim prej muajit korrik, nën hetim për dyshimet mbi përvetësimin e rreth 69 milionë lekëve të rinj, fonde të destinuara për pensionet në degët e Postës në Shijak dhe Krujë. Sipas informacionit për vendimin e ri, gjykata ka vlerësuar se në këtë fazë të hetimit nuk ka prova të mjaftueshme për vijimin e masës më të rëndë të sigurimit personal.

Ndryshimi i masës nuk nënkupton pushimin e hetimeve dhe as shpalljen e pafajësisë së të hetuarës. Përgjegjësia penale do të përcaktohet në përfundim të procesit gjyqësor. Elisabeta Mataj është një nga tre zyrtaret e Postës së Durrësit të përfshira në hetim. Në korrik, ish-shefja e financës Valbona Duni dhe arkëtarja Paola Dana u lanë që në fillim në “arrest në shtëpi. Hetimet për mungesën e rreth 69 milionë lekëve vijojnë.

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI