Flash

Zjarri në magazinën me fishekzjarrë në Durrës, arrestohet 38-vjeçari që po digjte shkurret

Lapsi.al 31 July 2026

Policia ka arrestuar një 38-vjeçar i cili shkaktoi zjarrin që përfshiu të enjten magazinën në Shkozet. Sipas policisë, Admir Ndoja ndezi zjarr për djegien e disa barishteve, por flakët dolën jashtë kontrollit dhe dogjën magazinën me fishekzjarrë e lodra fëmijësh.

Njoftimi i policisë:

Ndezi zjarr për djegien e barishteve, por flakët dolën jashtë kontrollit dhe përfshinë një magazinë, identifikohet dhe vihet në pranga autori i dyshuar. Strukturat për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës vunë në pranga shtetasin A. N., 38 vjeç, banues në Durrës.

Nga veprimet hetimore ka rezultuar se ky shtetas, në lagjen nr. 14, Durrës, ka ndezur zjarr për djegien e disa barishteve pranë magazinës së një subjekti privat. Si pasojë e daljes së flakëve jashtë kontrollit, zjarri ka përfshirë magazinën, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.

Të këshilluara

ide

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

Dhunë? Po, të lutem! Por, kundër kujt?

Dëmi që i është bërë Shqipërisë përgjatë qeverisjes së regjimit të Ramës, është radikalisht i pakrahasueshëm me dëmin minimal të shkaktuar përgjatë këtyre ditëve."

20:08 Agon Hamza

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI