Flash

8 nëntor 1462/ Pal Engjëlli shkroi Formulën e Pagëzimit, dëshmia e parë e gjuhës shqipe

«Unte paghesont premenit Atit et Birit et Spertit Senit». «Unë të pagëzoj në emër të Atit e të Birit e të Shpirtit Shenjt». Kjo formulë e shkruar nga Imzot Pal Engjëlli më 8 nëntor 1462 u shërbente prindërve për të pagëzuar fëmijët në rast rreziku për jetën, kur mungonte prifti. Ajo përbën fjalinë më të hershme të njohur deri më sot, të shkruar në gjuhën shqipe dhe me datë të saktë. Dorëshkrimi u zbulua në Bibliotekën Laurentiana të Firences nga studiuesi rumun Nicolae Iorga, më 1915.

20:23

Prezantuesja e “ZjarrTV”: Nuk kam bërë asnjë ndërhyrje në gjoks (foto)

Lapsi.al 9 March 2016
Prezantuesja e “ZjarrTV”: Nuk kam bërë asnjë

Greta Hoxha, 24 vjeç dhe Enki Bracaj, 21 vjeç bënë bujë deri ndërkombëtare kur filluan të japin lajmet me dekoltenë e hapur dhe pa recipeta. Britanikja “Daily Star” shkruan se kjo shkaktoi një tronditje në Shqipëri ndërsa kritikët e quajtën vendimin e prezantueseve “seksiste të shpifur” dhe “fyese”.

Por Ismet Drishti, pronar i Zjarr TV, ka thënë: "Në Shqipëri, ku lajmi është manipuluar nga forcat politike, publiku kishte nevojë për një medium që do të paraqesë informacionin siç është, lakuriq.”

Polemika më e madhe bë për Enkin që la punën e saj dhe mori në konsideratë një ofertë nga Playboy. Por Greta ka vijuar të bëjë punën e saj. Vëzhguesit e hollë panë një ndryshim të gjoksit të saj, por ajo këmbëngul se nuk ka bërë ndryshime kirurgjikale.

“Çdokush që është i vëmendshëm, do të jetë në gjendje për të parë se unë thjesht kam veshur një xhaketë më të vogël, që mban gjoksin tim më mirë dhe i bën ato të duken shumë më mirë. Sigurisht që nuk kam bërë asnjë operacion plastik” – tha ajo./lapsi.al/

Newsreader Greta Hoxha

Newsreader Greta Hoxha

 

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI