Flash

8 nëntor 1462/ Pal Engjëlli shkroi Formulën e Pagëzimit, dëshmia e parë e gjuhës shqipe

«Unte paghesont premenit Atit et Birit et Spertit Senit». «Unë të pagëzoj në emër të Atit e të Birit e të Shpirtit Shenjt». Kjo formulë e shkruar nga Imzot Pal Engjëlli më 8 nëntor 1462 u shërbente prindërve për të pagëzuar fëmijët në rast rreziku për jetën, kur mungonte prifti. Ajo përbën fjalinë më të hershme të njohur deri më sot, të shkruar në gjuhën shqipe dhe me datë të saktë. Dorëshkrimi u zbulua në Bibliotekën Laurentiana të Firences nga studiuesi rumun Nicolae Iorga, më 1915.

20:23

Shpërthen vajza e Koço Kokëdhimës: Unë s’kam shtëpi, jo më helikopter

Lapsi.al 10 March 2016
Shpërthen vajza e Koço Kokëdhimës: Unë s’kam

Stilistja Bora Kokëdhima është ajo që po kujdeset për veshjet e këngëtares Eneda Tarifa, e cila po përgatit materialet prezantuese për pjesëmarrjen në këtë edicion të Festivalit Europian. Duke parë realizimin e setit fotografik apo videon që është xhiruar, në media e rrjete sociale u aludua se gjithçka është bërë me paratë e vajzës së deputetit të Partisë Socialiste Koço Kokëdhima. Stilistes nuk i kanë pëlqyer aspak këto të thëna, dhe ka reaguar pak më parë përmes një statusi në “Facebook” ku ndër të tjera sqaron edhe statusin e saj personal ekonomik. “Më vjen shumë keq për helmin e mashtrimet e gazetarëve shqiptarë që s’kursejnë rast të bëjnë sulme politike kundër babait tim dhe më përdorin mua, motrat e mia e çfarë t’iu dali para për ta realizuar këtë! Lekët e mia s’kanë pikë lidhjeje me këtë histori e unë nuk kam as shtëpi personale, jo helikopter që s’më bie në mend. Unë kam makinë të 2008-tës se s’ma ndjen për hekura. Unë jam Bora e kam biznesin tim që e ngre me luftë e sakrifica çdo ditë, gjithë ditën. Unë nuk jam socialiste, as demokrate, jam vetëm pro babait tim deri në vdekje”, ka shkruar ndër të tjera Bora Kokëdhima. Stilistja përtej revoltës, nuk ka harruar të falenderojë bashkëpunëtorët dhe kompanitë private që kanë sponsorizuar gjithçka. /revistawho

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI