Flash

“Edi Rama dhe Saimir Tahiri kanë përgjuar Ilir Metën”

Lapsi.al 22 March 2018
“Edi Rama dhe Saimir Tahiri kanë përgjuar Ilir Metën”

Ilir Meta në detyrën e Kryetarit të Kuvendit është përgjuar nga kryeministri Edi Rama dhe ministri i tij i brendshëm Saimir Tahiri”. Deklarata është bërë nga Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi në studion e “Opinion”.

“Pse ju duket kaq çudi? Janë sjellë aparatura para 4-5 muajve dhe janë zhdoganuar në pikat e kalimit kufitar. Mediat investigative e kanë thënë. Ka edhe shërbime të huaja që e dinë shumë mirë, që Kryeministria përmes elementëve të caktuara kanë marrë aparatura që përgjojnë.

Ilir Meta kur ishte Kryetar i Kuvendit është përgjuar nga Kryeministri Rama dhe ministri i Brendshëm, Sajmir Tahiri. Përgjohet edhe sot, edhe unë përgjohem, s’ka asnjë gjë të keqe.

Për mua problematike është që 2.4 % e shqiptarëve përdorin kokainën, drogën më të shtrenjtë. Për mua problemi kryesor është rritja e borxheve, rritja e varfërisë së shqiptarëve”, - tha Kryemadhi. 

Kur asaj i kujtuan çimkën e gjetur në paradhomën e ministrit Tahiri për të cilën u akuzua zv.ministri i LSI-së, kryemadhi tha se “përgjuesin e kishte vendosur vetë Tahiri për të përgjuar sekretaren me kë fliste, por harroi ta hiqte”.  ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Fajtor po, burg jo/ Fytyra tjetër e SPAK me Benet Becin

Kërkesa e SPAK-ut për ta dënuar Benet Becin pa burg efektiv, pavarësisht mesazheve të raportuara për ndarjen e parave të tenderit, ngre pikëpyetje për kontrastin me ashpërsinë ndaj drejtuesve të opozitës dhe disa ish-zyrtarëve.

16:26

Me sytë katër

PAPARAZZI