Flash

Reagon ambasada shqiptare në Hagë: Kjo është e vërteta e 'sherrit' për vendet e parkimit

Lapsi.al 29 March 2018
Reagon ambasada shqiptare në Hagë: Kjo është e vërteta

Ambasada shqiptare në Hagë ka reaguar për artikullin e publikuar në gazetën “De Telegraaf”, e cila shkruante se selia diplomatike shqiptare i ka dhënë vendet e parkimit një restoranti aty pranë. Ambasada sqaron se nuk ka asnjë lidhje me zënkat mes banorëve të rrugës ku gjendet edhe Ambasada në Hagë, dhe restorantit në fjalë.

Konflikti, sipas tyre, ka të bëjë me zhurmat që shkakton restoranti në orët e vona, por edhe me plehrat që grumbullon restoranti çdo natë. Sa i përket vendeve të parkimit, ambasada shqiptare sqaron se përdor gjatë orarit të punës, dy vende parkimi të akoluara nga Bashkia e Hagës. Për më tepër, ambasada i paguan Bashkisë së Hagës një abonim vjetor parkimi. Këto parkime përdoren nga punonjësit e ambasadës për mbarëvajtjen e punës së përditshme.

"Sa herë që ne vërejmë parkime të parregullta në hapësirat e alokuara, ne njoftojmë shërbimin e policisë diplomatike", thuhet ndër të tjera në reagimin e selisë diplomatike shqiptare. Ambasada i është drejtuar me një letër edhe gazetës që ka botuar artikullin.

Të këshilluara

Tenton vetëvrasjen një vajzë në Fier

Një 17-vjeçare u plagos me armë zjarri në banesën e saj në Fier dhe tani është shtruar në spital në gjendje të rëndë për jetën. Policia njofton se 17-vjeçarj...

17:52

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI