Flash

Fajtor po, burg jo/ Fytyra tjetër e SPAK me Benet Becin

Kërkesa e SPAK-ut për ta dënuar Benet Becin pa burg efektiv, pavarësisht mesazheve të raportuara për ndarjen e parave të tenderit, ngre pikëpyetje për kontrastin me ashpërsinë ndaj drejtuesve të opozitës dhe disa ish-zyrtarëve.

16:26

Rama 'kërcënon' drejtorët e bashkive në vend: Po nuk përmbushët objektivat do të largoheni nga puna

Lapsi.al 30 March 2018
Rama 'kërcënon' drejtorët e bashkive në vend: Po

Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar të gjithë drejtorët dhe punonjësit e 61 bashkive të vendit se do të humbasin vendin e punës nëse nuk përmbushin objektivat. Duke folur për punësimin, shefi i ekzekutivit deklaroi se qeveria ka si objektiv punësimin e 25 mijë personave që kanë dalë nga ndihma ekonomike dhe që janë të gatshëm të punojnë.

“Për çdo drejtor dhe punonjës në 61 bashkitë e vendit objektivat do të jenë të matshme dhe kush e arrin qëndron në punë, kush nuk e kap, i hap rrugën dikujt tjetër. Kemi objektivin e 25 mijë të punësuarve si punëkërkues që kanë dalë nga ndihma ekonomike ose jo, por që janë të gatshëm të punojnë. Do ketë dëshmorë, ky objektiv me patjetër të realizohet. Sfida e punësimit është e vështirë, fillon nga kapacitetet e vendit për punë, sa njerëz e kanë kualifikimin për punë. Kemi riformatuar skemën e punësimit, janë 10 mijë njerëz që duan të punojnë. Ne do t’i paguajmë ata që duan punë dhe janë të gatshëm që për të marrë punën të trajnohen. Do t’i paguajmë më shumë se sa mesataren e ndihmës ekonomike, me gjysmën e pagesës së papunësisë. Në vend se të rrinë në shtëpi, mund të marrin pagesën dhe të shkojnë të trajnohen. Menjëherë pas trajnimit personi do rekrutohet në punë. Pagat janë ende të ulëta në Shqipëri, por unë i përcmoj ata që përqeshin njerëzit që shkojnë dhe punojnë me një pagë të ulët. Paga më e ulët është shumëfish më e lartë se ndihma ekonomike. Në muajin mars, duke u fokusuar te pasojat e reformës së ndihmës ekonomike, një reformë jetike pasi varfëria nuk mund të jetë status i përjetshëm, kemi punësuar 1396 njerëz. Do fokusohemi te njerëzit më në nevojë” - tha Rama.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI