Flash

Fajtor po, burg jo/ Fytyra tjetër e SPAK me Benet Becin

Kërkesa e SPAK-ut për ta dënuar Benet Becin pa burg efektiv, pavarësisht mesazheve të raportuara për ndarjen e parave të tenderit, ngre pikëpyetje për kontrastin me ashpërsinë ndaj drejtuesve të opozitës dhe disa ish-zyrtarëve.

16:26

Shkoi në Afrikë të ndalojë njohjet për Kosovën, Ivica Daçiç përfundon në spital

Lapsi.al 30 March 2018
Shkoi në Afrikë të ndalojë njohjet për Kosovën,

Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiç, raportohet të jetë helmuar nga konsumimi i mishit të dhisë në një restorant në vendin afrikan, Burkina Faso.

Media serbe, "Kurir", u shpreh se Daçiç ka shfaqur probleme me shëndetin dhe ka përfunduar në spital.

“Ai shpesh udhëton në vendet afrikane sepse është pjesë e një strategjie për të “zvogëluar” numrin e vendeve që e kanë njohur Kosovën”, shkruan ‘Kurir’.

Problemin me shëndetin e ka pranuar edhe vetë ministri serb përmes një stautsi në Facebook.

“Isha i lodhur. Natyrisht unë hëngra diçka që trupi im nuk ishte i mësuar. Unë nuk e di se çfarë, ndoshta ushqim apo kush e di. Klima e Afrikës është e ndryshme. Nuk e di nëse kjo është për shkak të ndryshimeve klimatike ose të disa erëzave të forta. Është e vërtetë që unë kam qenë i rraskapitur për disa orë, por kur mora infuzionin, u bëra më mirë”, - shkroi Daçiç.

Të këshilluara

(VIDEO) "Narkoflota ajrore fillon punën"

Sali Berisha publikoi pasditen e sotme një video ku duket një avion që fluturon mbi plazhin e Divjakës. Sipas denoncuesit, filmimi i këtij avioni është bërë ...

18:27

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI