Flash

Del para gjykatës ‘Eskobari shqiptar’, Met Kanani nga Memaliaj (FOTO)

Lapsi.al 2 April 2018
Del para gjykatës ‘Eskobari shqiptar’, Met Kanani nga Memaliaj

Trafikani shqiptar, Met Kanani, ka dalë sot para gjykatës turke. Ai u arrestua disa ditë me parë me 1.1 ton kanabis. Ndërsa më pas u zbulua dhe një tjetër magazinë me drogë në pronësi të tij. Të pranishëm sot në Stamboll ishin edhe një grup i policisë shqiptare. Met Kanani nga Memaliaj është cilësuar nga mediat turke si ‘Eskobari shqiptar’. Ai u arrestua bashkë me 11 persona të tjerë, si pjesë e një grupi kriminal që trafikonte drogë. Kanani ishte në kërkim nga policitë e disa vendeve të Europës.

“Kanani po ndiqej njëkohësisht nga policitë e disa vendeve të BE-së, ashtu sikurse edhe nga Turqia, por edhe Policia shqiptare. E megjithatë, prej një viti kur ishte regjistruar procedimi penal, pas një informacioni policor, askush deri më 20 mars nuk kishte rënë në gjurmët e tij”, shkruan CNN turk.

 

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI