Flash

Kryemadhi kërkon përjashtimin e Ramës nga Parlamenti

Lapsi.al 2 April 2018
Kryemadhi kërkon përjashtimin e Ramës nga Parlamenti

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka dënuar sot gjuhën e përdorur nga Rama kundër protestuesve në Rrugën e Kombit. Ajo ka kërkuar përjashtimin e kryeministrit nga Parlamenti.

Kryemadhi: Çdo përpjekje e kryeministrit për të kërcënuar protestuesit me vasalët dhe veglat e tij shkon çdo ditë në kurriz të varfërimit të shqiptarëve. Fjala e tij përpara shqiptarëve ishte një fyerje jo vetëm për banorët e Kukësit por është edhe një shprehje e qartë e antikombëtarizmit që i trajton kosovarët si klientë të oligarkëve të tij. Ne sot jo vetëm distancohemi, por edhe dënojmë fjalimin e tij. Në zbatimin e rregullores së Kuvendit, ne do të kërkojmë përjashtimin e tij nga Parlamenti. Ftoj prokurorinë të zbatojë me korrektësi ligjin dhe të hetojë me paanësi dhe të mos marrë në mbrojtje provokatorët e dhunës së dërguar nga Edi Rama dje në Kukës.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI