Flash

Sherr në PD/ Gent Strazimiri dhe Xhelal Mziu grushta njëri-tjetrit

Lapsi.al 3 April 2018
Sherr në PD/ Gent Strazimiri dhe Xhelal Mziu grushta njëri-tjetrit

Në takimin organizativ mes deputetëve dhe kryetarëve të degëve të PD në Tiranë, për protestën që do të zhvillohet në akset kryesore të vendit ditën e enjte është shoqëruar me një konflikt fizik mes deputetit Gent Strazimiri dhe kryebashkiakut të Kamzës, Xhelal Mziut.

Konfliktin e bëjnë të ditur burime për gazetën "Panorama". Raportohet se gjatë diskutimeve për pjesëmarrjen e protestuesve këto ditë para Drejtorisë së Policisë, por edhe në protestat që do të zhvillohen të enjten, Mziu nuk ka qenë dakord me udhëzimet e deputetit Strazimiri, për ndarjen e protestuesve në Vorë dhe Kamëz.

Konflikti ka degraduar deri në përplasje fizike. Sherri ka vijuar edhe jashtë selisë së PD-së. Raportohet se deputetët dhe kryetarët e degëve të PD kanë bërë të mundur shuarjen e konfliktit. Por pas publikimit të lajmit në media, PD ka reaguar duke thënë se në mbledhje nuk ka pasur përplasje fizike, vecse debate mes pjesëmarrësve.

PD ka vendosur që ditën e enjte të kaloj në masën e ekstreme të mosbindjes civile duke bllokuar disa nga akset kryesore të vendit.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI