Flash

Shkodrës vazhdon të jetë nën ujë, nevojiten sërish ndihma ushqimore, ujë dhe ushqim për bagëtinë

Lapsi.al 3 April 2018
Shkodrës vazhdon të jetë nën ujë, nevojiten sërish

Më e keqja ka kaluar për  Shkodrën e cila u godit nga përmbytjet gjatë muajit mars, megjithatë mbi  1645 ha tokë vijojnë të mbeten nën ujë. Bashkia Shkodër bën me dije se nevojiten ndihma ushqimore dhe furnizim me ujë për banorët që vijojnë të mbeten të rrethuar nga uji. Nevojitet gjithashtu bazë ushqimore për bagëtitë.

Bashkia Shkodër ka bërë të mundur rivënien në punë të pompave të Ujësjellësit në Dajç , stacionin e ujësjellësit Oblika 2 , stacionin e ujësjellësit në Trush e Bërdicë dhe po punohet tek Oblika 1 (megjithëse akoma ka prezencë uji). Bashkia Shkodër gjithashtu ka bërë dezinfektimin e 2 shkollave në njësinë administrative të Dajçit pas largimit të ujit, në shkollën e Dajçit dhe atë të Samrishtit.

Grupet e punës të përbashkëta të specialistëve të Bashkisë Shkodër  dhe Drejtorisë Rajonale të Bujqësisë vazhdojnë proçesin e dezifektimit të vendqëndrimeve të gjësë së gjallë. Deri më tani janë dezifektuar në total 5350 m2 sipërfaqe vendqëndrimesh të gjësë së gjallë në zonat ku uji është tërhequr .

Specialistët tanë janë në terren, dhe po bëjnë vlerësimet e dëmeve të shkaktuara. Nga ana tjetër, duhet të merren masa për furnizim me klor për dizefektim për zonat e përmbytura pas tërheqjes së ujit.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI