Flash

Kuksianët nxjerrin gënjeshtare prokuroren e Arta Markut: U arrestuam në mes të natës!

Lapsi.al 4 April 2018
Kuksianët nxjerrin gënjeshtare prokuroren e Arta Markut: U arrestuam

Për të fshehur shkeljet e policisë, që arrestoi në mes të natës protestuesit kuksianë, prokurorja e çështjes ndryshoi orën e arrestimeve në dosjen e akuzës duke fshehur një shkelje të rëndë që kishin bërë policët pas protestës në Kukës. Gjithçka duket se është bërë me marrëveshje mes Arta Markut dhe Fatmir Xhafajt, që kanë pranuar se janë në komunikim të vazhdueshëm me njëri-tjetrin për këtë çështje.

Por dhjetëra familjarë të arrestuar denoncuan terrorin e policisë mesnatën e së shtunës duke nxjerrë në pah një shkelje të rëndë të policisë.

Në sallën e gjyqit, protestuesit e arrestuar theksuan edhe një herë se "janë marrë nga krevati me bizhame dhe nuk ishte e vërtetë që ishin arrestuar në orën 10:00 të mëngjesit, përkundrazi ishin arrestuar në orën 03:00 të natës"

Ahmet Tobi, me dy koronare tha në gjykatë se është marrë nga shtëpia me forcë megjithëse është invalid.

"Jemi marrë në orën 10 të natës. Prokurorja gënjen. Nuk jemi arrestuar në mëngjes. Kanë ardhur me maska dhe na kane marrë" ka thënë Ahmet Tobi.

Avokati i tij tha në sallën e gjyqit se kishte folur me prokuroren ne telefon mbas 24 orësh dhe prokurorja nuk kishte marrë masa, madje kishte genjyer duke kryer një veper penale. I arrestuuari Tobi, tha avokati, është keqtrajtuar megjithëse është invalid.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI