Flash

Pse gjykatësja Alma Ahmeti qëndronte me kokën ulur? (VIDEO)

Lapsi.al 4 April 2018
Pse gjykatësja Alma Ahmeti qëndronte me kokën ulur? (VIDEO)

Shumë nga ata që e panë live shpalljen e vendimit për të lënë në burg 11 protestues kuksianë (dy të tjerë në arrest shtëpie), u habitën nga fakti i qëndrimit të gjyqtares Alma Ahmeti. Ajo qëndronte gjithë kohën e kërrusur, me kokën ulur, aq sa dukej sikur kishte frikë sikur publiku mos i shikonte fytyrën.

Me sa duket kurioziteti se pse qëndronte me kokën ulur e ka një shpjegim.

Së pari se atë e sollën derr në thes nga gjykata e Kukësit në këtë të Tiranës, për ta kryer këtu seancën gjyqësore.

E dyta se ajo nuk guxoi t'i luanate as presjen asaj që i kishte kërkuar prokuroria duke lënë në burg po aq njerëz sa i kishte kërkuar organi i akuzës dhe duke flakur tej çdo pavarësi të gjyqsorit.

E treta dhe më e rënda, se sikurse tregoi ish ministri i drejtësisë, Ylli Manjani, se ajo është në konfikt të pastër interesi. Bashkëshorti i saj, Erion Ahmeti është shefi i policisë rrugore Tiranë, pra i merr urdhërat nga të njëjtit eprorë që bënë ato arrestime aq në kundërshtim me ligjet e vendit.

Për këto arsye, kjo gjyqtare e Kukësit, që duhej të jepte dorëheqjen nga ky proces preferoi ta mbyllë atë me kokën ulur.

©Lapsi.al 

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI