Flash

Vendimi për kuksianët, Basha: Regjim kriminal që mbahet në këmbë përmes forcës, një hap para rrëzimit

Lapsi.al 4 April 2018
Vendimi për kuksianët, Basha: Regjim kriminal që mbahet

Mënëherë pas vendimit për 23 të arrestuarit që u përplasën me policinë në Kukës për tarifën e Rrugës së Kombit, ka reaguar edhe kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha. Gjykata e Kukësit e mbledhur në Tiranë la në burg 11 prej protestuesve në rrugën e Kombit.

Lideri demokrat ftoi qytetarët nesër për protestë kundër qeverisë pas këtij vendimi.

“Regjim kriminal që mbahet në  këmbë nëpërmjet forcës. Rama ka privatizuar policinë gjykatat për të ndaluar drejtësinë e vërtetë. Mban në burg banorët e thjeshtë të Kukësit sikur të ishin terroristë. Katër ditët e fundit kemi parë si janë shkelur të drejtat legjitime të banorëve të pafajshëm. Rama le të lirë kriminelët dhe burgos qytetarët. Lë të lirë Tahirin, që është kapur me përfitime miliona euro nga trafiku i drogës. Lë të lirë Qazim Sejdinin që me bandat terrorizon një qytet të tërë. E sotmja ka treguar se Rama ka privatizuar shtetin në funksion të grabitjes së qytetarëve. Ka privatizuar policinë që dhunuan sot deputetët e opozitës. Nuk mund të privatizojë dot popullin shqiptar. Regjimet që përdorin dhunën  e forcën janë vetëm hapa para rrëzimit. Ne do jemi në krah të popullit kuksian e shqiptar,” - tha Basha.

 

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI