Flash

Haradinaj: Biznesi i Kosovës do zgjedhë Selanikun në vend të Durrësit

Lapsi.al 5 April 2018
Haradinaj: Biznesi i Kosovës do zgjedhë Selanikun në vend të

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, në një intervistë për emisionin “Të Paekspozuarit” në TCH, tha se tarifa e vendosur për qarkullimin e automjeteve në “Rrugën e Kombit”, është shumë e lartë dhe dëmton interesat e qytetarëve në Shqipëri dhe Kosovë.

“I falënderoj ata që kanë punuar që të kemi rrugën. Është buxheti i madh, para e madhe e qeverisë së Shqipërisë e popullit të Shqipërisë e të Kosovës. Dhe ato tunelet kur janë ndërtuar në atë kohë, kanë qenë një e arritje e gjithë shqiptarëve. Jemi gëzuar. Ju e dini që kur është përmbyllur tuneli ka pasur një ceremoni. Tani mora vesh për tarifat e vendosura, vlerësimi im, personal ta quaj, janë të larta. Për banorët e zonës atje është një mbingarkesë financiare se janë edhe zona të varfra”.

Haradinaj deklaroi se tarifa është mjaft e lartë edhe për sipërmarrësit të cilët, pas vendosjes së tarifës, po mendojnë për rrugë alternative dhe se për ta mund të jetë më e leverdisshme të përdorin portin e Selanikun në vend të portit të Durrësit.

“Është shumë e shtrenjtë. 25 euro për një kamion, transportues mallrash. Ne më herët e kritikuam njëri-tjetrin se nuk bëmë një union doganor, me heq koston, shpenzime, tani për një kamion transportues, 25 euro vajtje dhe 25 euro ardhje dhe 25 për skaner. Pra 75 euro mbi transportuesin. I bie që të shkosh në Selanik është më lirë, se me ardh deri në Durrës. Kështu thonë këta sipërmarrësit, transportuesit që shfrytëzojnë portin e Durrësit.”

Kryeministri Haradinaj, e konsideron tarifën në “Rrugën e Kombit”, një sinjal jo të mirë.

“Nuk është një sinjal i mirë, nuk e di nëse do të bjerë, por nuk është një sinjal i mirë. Zakonisht shtetet e popujt, bëjnë lehtësira për t’i sjellë turistët për t’i thith marrjen e tyre atje në zonën e bregdetit, kjo mund ta ketë një ndikim.”/tpz.al

Të këshilluara

A ka mbështetje amerikane Arta Marku?

Ambasadori amerikan në Tiranë, Donald Lu, ka folur në intervistën e dhënë për emisionin “Opinion” për Kryeprokuroren e Përgjithshme të Përkohshme, Arta Marku. ...

21:58

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI