Flash

Opozita nuk tërhiqet, mosbindje civile në të gjithë Shqipërinë

Lapsi.al 5 April 2018
Opozita nuk tërhiqet, mosbindje civile në të gjithë

Pas mbledhjes me aleatët në selinë blu për aksionin e mosbindjes civile, kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha deklaroi se protesta që do shtrihet në gjithë Shqipërinë, do nisë nga java tjetër.

“Do vazhdojmë të jemi në krahun tuaj, s’kemi asnjë mision tjetër më të rëndësishëm. Në këtë kaudër edhe javën e ardhshme ne në bashkërendim me sipërmarrjen e vogël me fermerët dhe në solidaritet total me kuksianët që refuzojnë padrejtësinë dhe grabitjen do mbështetimn të gjitha aktet e mosbindjes qytetare dhe protestës që do të shtrihet në mbarë Shqipërinë." 

Basha tha se protesta e sotme i bashkoi shqiptarët në një qendresë qytetare, mosbindje kundrejt padrejtësive dhe grabitjeve.

Për kryedemokratin, 11 kuksianët që mbahen në burg janë "pengje të Edi Ramës". 

“Dua t’i bëj një apel mediave të mos bien në grackën e edi Ramës dhe mos përdorin fjalën tërheqje. Rama ka pranuar sot fajin, sa kohë mban në burg 11 të pafajshëm nuk është tërhequr. I bashkohemi kërkesës së qytetarëve për lirimin e 11 pengjeve të fajit të Edi Ramës.

Edhe pse ka pranuar fajjin refuzon të përballet me pasojat dhe përgjegjësinë. Duhet të anulojë taksën. Rama do japë përgjegjësi ligjërisht dhe penalisht për urdhrat me të cilat ka rrëmbyer e terrorizuar qytetarët në mes të natës nga shtëpitë e tyre”. 

Të këshilluara

Donald Lu: Nuk ofrojmë financim për Sorosin

Organizata “Judicial Watch”, në një njoftim të botuar të mërkurën, akuzon Departamentin e Shtetit se ka ndihmuar me fonde organizatat e filantropistit Xhorxh So...

17:01

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI