Flash

Debati për LGBT/ Imami i Shkodrës del kundër ambasadorit amerikan: Mos mbështesni vlerat e shejtanit!

Lapsi.al 6 April 2018
Debati për LGBT/ Imami i Shkodrës del kundër ambasadorit

Debatit në publik për fushatat sensibilizuese të LGBT nëpër gjimnazet e Tiranës, i është bashkuar edhe imami i Shkodrës, Muhamed Syrtari. Ky i fundit është shprehur në xhami kundër martesave gay, duke theksuar se kjo gjë nuk duhet pranuar për asgjë në botë.

“Po ndjekim me shqetësim të madh dhe vëmendje tendencën për devijimin e familjes, martesën me të njëjtën gjini. Nuk duhet pranuar për asgjë në botë. Ata kanë mbështetjen e shejtanit për të ulur vlerat e njerëzimit. Të punojmë për vlerat e besimit dhe tabanit kombëtar. E kemi për nder të quhemi radikalë nëse ruajmë vlerat e familjes, moralit, harmonisë e më gjerë,” tha imami në xhami.

Kujtojmë se po këtë të premte, ambasadori amerikan Donald Lu bëri thirrje për më tepër respekt dhe të drejta për komunitetin LGBT.

Të këshilluara

Vlorë, arrestohet për drogë 29-vjeçari

Policia e Vlorës ka vënë në pranga ditën e sotme një 29-vjeçar, pasi ishte shpallur në kërkim për trafikim të lëndëve narkotike. Siç bëhet me dije, në pranga ë...

16:42

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI