Flash

Daçiç: Kosova pranon ndarjen, por s'e lejojnë ndërkombëtarët

Lapsi.al 7 April 2018
Daçiç: Kosova pranon ndarjen, por s'e lejojnë

Ministri i jashtëm serb, Ivica Daçiç ka thënë se Prishtina, sikur të bisedohej me të pa mentorët e saj, do ta pranonte propozimin e ndarjes së Kosovës. “Nëse do të bisedonim hapur për ndarjen e Kosovës, pa mentorë, Prishtina do të nisej nga interesat e saj dhe do të pranonte këtë propozim”, ka thënë Daçiç, për gazetën serbe “Blic”.

Ai ka thënë se fuqitë e mëdha, kur të përmendet demarkacioni dhe ndarja llogarisin se do të vinte deri te zhvendosja masive e popullsisë, sepse siç thotë ai, nuk e marrin parasysh se situata etnike në terren është në përputhje me propozimin për ndarje. Daçiç ka thënë se fuqitë e mëdha nuk duan të diskutojnë propozimin për ndarjen e Kosovës, sepse ata mendojnë se çështja e Kosovës është përmbyllur në vitin 2008, duke u nisur nga fakti se e kanë njohur pavarësinë./Telegrafi

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI