Flash

Ministri Xhafaj flet për “Eskobarin shqiptar” Met Kanani: S'do jetë i vetmi i arrestuar

Lapsi.al 7 April 2018
Ministri Xhafaj flet për “Eskobarin shqiptar” Met Kanani:

Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj ka folur në Report Tv edhe për shqiptarin e arrestuar pak ditë më parë në Turqi, Met Kananin, i cili nga mediat turke njihet si “Eskobari shqiptar”.

Xhafaj tha se Kanani kryeson një grup të strukturuar kriminal, ndërsa paralajmëroi të tjera arrestime pas prangosjes së tij nga policia turke.

"Është një person me aktivitet kriminal i cili ka një aktivitet kriminal intensiv në fushën e trafikut të drogës. Është i njohur për aktivitetin kriminal jo vetëm në Shqipëri, por edhe në Greqi. Ky procedim policor ka avancuar duke qenë një angazhim i përbashkët i disa agjencive përfshirë edhe ato turke, e cila dha një rezultat shumë pozitiv. Ai nuk ishte dhe nuk do të jetë i vetëm në përgjegjësinë penale", - tha ai.

 

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI