Flash

Misteri i zhdukjes së 32-vjeçarit në det pas një telefonate anonime nga Mali i Zi

Lapsi.al 7 April 2018
Misteri i zhdukjes së 32-vjeçarit në det pas një

Ksandros Imeraj i njohur edhe me emrin Sandro është zhdukur në mënyrë të mistershme disa ditë më parë pasi ishte nisur drejt Italisë me një motor uji. Policia ka nisur kërkimet, por nuk ka mundur të gjejë asnjë gjurmë të tij. Familjarët kanë nisur vetë kërkimet, pas një telefonate që dyshohet të këtë bërë 32-vjeçari në Mal të Zi.

“Kemi pasur një telefonatë anonime nga Mali i Zi. Na njoftuan se i afërmi ynë Sandos Imeraj 32 vjeç që ka njoftuar policinë malazeze se ndodhej në det të hapur dhe se kërkonte ndihmë. Autoritetet atje kanë sinjalizuar edhe portin e Durrësit, por nuk kemi asnjë informacion”,- thonë të shqetësuar familjarët për BalkanWeb.

Një ditë më parë në Mal të Zi u gjet edhe motori i ujit me të cilin udhëtonte i riu. Familjarët apelojnë që autoritetet shqiptare të thellojnë komunikimin me fqinjët malazezë, me qëllim që edhe ata të kërkojnë për të.

Motori i ujit me të cilin udhëtonte i riu u gjet në Budva të Malit të Zi, 10 milje nga bregu. Familjarët thonë se nuk kanë informacione se ku do të shkonte i riu dhe çfarë kishte në motorin e ujit. Kontakti i fundit me të ka qenë në orën 01:30 të natës mes të enjtes dhe të premtes. Ai u ka thënë se ka shumë det dhe fryn erë e fortë dhe se nuk e dinte se në cilin drejtim e kishin çuar dallgët. “Nuk shikoj asgjë, vetëm errësirë” – kishte thënë Imeraj dhe pak më vonë celulari i tij ishte fikur.

Të këshilluara

Të shtëna me armë në Lezhë

Të shtëna me armë ka patur mesditën e sotme në qytetin e Lezhës. Nga të dhënat e para mësohet se një polic ka ndaluar një person për t’i kontrolluar dokumentat ...

15:58

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI