Flash

Drejtoresha e Tatimeve shpjegohet në ERTV: TVSH nuk shton detyrimet për biznesin e vogël

Lapsi.al 10 April 2018
Drejtoresha e Tatimeve shpjegohet në ERTV: TVSH nuk shton detyrimet

Drejtoresha e Përgjithshme e Tatimeve, Vasilika Vjero, ka folur për ERTV pas protestës së tregtarëve, të cilët kundërshtojnë përfshirjen në skemën e TVSH-së. Ajo tha se skema e TVSH as nuk do të rëndojë barrën e të vegjëlve dhe as nuk do të ndikojë mbi çmimet. “Falë kësaj reforme, do të marrë fund cirku i shumë të mëdhenjve që janë shfaqur si të vegjël, duke gënjyer njëkohësisht konsumatorin dhe shtetin, si edhe loja e shumë të mëdhenjve që kanë përdorur të vegjlit për të shmangur detyrimet tatimore, duke dëmtuar konkurrencën në treg”, tha Vjero.

Sipas drejtoreshës së Përgjithshme të Tatimeve, nuk ka asnjë taksë të re. “Nuk ka asnjë detyrim të shtuar. Ata vetëm do të deklarojnë në skemën e TVSH”.

Më tej, Vasilika Vjero, teksa iu referua protestës së ditës së sotme, theksoi se ata tatimpagues që zhvillojnë aktivitetin brenda tregjeve të bashkive, janë jashtë skemës së TVSH.

“Ne kemi ndjekur me vëmendje protestën e sotme të biznesit të vogël. Ata tatimpagues që zhvillojnë aktivitetin brenda tregjeve të bashkive, janë jashtë skemës së TVSH. Këtë duhet të ripërsërisim. Nuk duhet të ketë shqetësim te këta tatimpagues. Ata që do të përfshihen në këtë skemë janë njoftuar më herët”, tha drejtoresha e TVSH

Të këshilluara

Vetëvaret një person në Pogradec

Ditën e sotme një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Pogradec. 28-vjeçari me iniciale I.H., u gjet i varur në një pemë, pranë banesës së tij në fshatin Dardhas. Poli...

17:56

Pogradec/ I riu gjendet i varur në pemë

Një 28-vjeçar u gjet i varur në një pemë, pranë banesës së tij në fshatin Dardhas, në Pogradec. Sipas një njoftimi nga policia lokale, 28-vjeçari me iniciale...

17:04

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI