Flash

Gjendet një makinë e djegur në Fushë Krujë, dyshohet se u përdor në vrasjen e Majollarit

Lapsi.al 11 April 2018
Gjendet një makinë e djegur në Fushë Krujë, dyshohet se

Policia gjeti një makinë të djegur gjatë natës në Fushë Krujë. Dyshimet janë forta se mjeti mund të jetë përdorur për të kryer një vrasje dhe më pas është djegur për të humbur gjurmët.

Vrasja e fundit pa autor që ka ndodhur ka qënë e natës së mbrëmshme në Kinostudio, Tiranë. Viktima ishte Mario Majollari, një 28-vjeçar që sapo ishte kthyer nga Suedia ku i kishin refuzuar azilin. Majollari kishte kërkuar azil sepse kërcënohej me vrasje, pasi i ati ka kryer vrasje me paramendim dhe është i dënuar me burgim të përjetshëm. Babai i tij, Avni Majollari, në vitin 2000 ka vrarë pas një konflikti me armë zjarri, dy persona: Armando Nelaj dhe Ilir Gjuzi në rrugën e Dajtit. Kur u arrestua, Avni Majollari mbante në dorë një pistoletë “TT” dhe në banesë iu gjet një automatik kallashnikov, një pistoletë tip “Cervena Zastava” si dhe një sasi e konsiderueshëm fishekësh e municionesh.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI