Flash

Berisha: Pse seanca e sotme parlamentare ishte historike

Lapsi.al 12 April 2018
Berisha: Pse seanca e sotme parlamentare ishte historike

Për Sali Berishën, seanca e sotme parlamentare ishte historike, pasi Edi Rama nuk pati mundësi të flasë dhe u detyrua të dalë nga dera e pasme.

“Ngjarja e ditës ishte që Edi Rama doli nga Parlamenti duke përdorur derën e nevojtores ose të halesë”, - tha Berisha në studion e ABC News.

Ish-Kryeministri akuzoi ministrin e Jashtëm, Ditmir Bushati, se ka bërë aktin më të paprecedent, duke futur armë në sallën e Kuvendit. Berisha tha se Bushati duhet të japë dorëheqjen e menjëhershme.

“Ky është përshkallëzimi më i rrëzikshëm në historinë e Kuvendit, më dramatik. Truprojat e Ditmir Bushatit hynë me armë në sallën e Kuvendit, armët nuk futen kurrë në Kuvend dhe nëse Edi Rama mendon se do i zgjidhë problemet me opozitën duke përdorur armët, atëherë po i bën gropën e madhe vetes shumë shpejt”, - u shpreh ish-kryeministri.

Lidhur me hedhjen e miellit në drejtim të Edi Ramës, Berisha theksoi se ai simbolizon kokainën, me të cilën Edi Rama është i droguar.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI