Flash

Deklarata e Llallës për arrestimin e Metës/ Donald Lu shkon në presidencë

Lapsi.al 12 April 2018
Deklarata e Llallës për arrestimin e Metës/ Donald Lu shkon

Pas publikimit në Lapsi.al i letrës që Adriatik Llalla dërgoi në Kongresin Amerikan, ku tregonte sesi ambasadori Donald Lu i kërkoi arrestimin e Metës, të dy Lu dhe Meta kanë zhvilluar një takim në presidencë.

Në letër, Llalla fliste për një takim mes tij dhe ambasadorit, ku kishte refuzuar të arrestonte kreun e Kuvendit të asaj kohe, Ilir Metën sipas kërkesës së Donald Lu.

Ambasadori e përgënjeshtroi Llallën, pas publikimit të letrës duke e quajtur të korruptuar dhe si një person që rrezikonte arrestimin.

Nga ana e presidencës, publikimi i letrës së Adriatik Llallës u pa si një konspiracion që lidhej me raportin e Freedom House.

Në një reagim, diplomati amerikan shprehet se Llalla gënjen dhe se ai është një zyrtar i korruptuar që rrezikon të shkojë në burg.

“Ish-Prokurori i Përgjithshëm Llalla është një zyrtar publik i korruptuar dhe i diskredituar, i cili është nën hetim aktiv për pastrim parash dhe pasuri masive të pashpjeguara. Nuk është për tu habitur që ai vazhdon të flasë kundër reformës në drejtësi sepse tani rrezikon të shkojë në burg për korrupsionin e tij.

Ai ka pretenduar se brenda katër muajsh nga mbërritja ime në Tiranë, unë i paskam thënë të arrestojë ish-Kryetarin e Kuvendtit, Ilir Meta. Kjo është një gënjeshtër absurde nga z.Llalla, pa kurrfarë baze në fakte. Gënjeshtra e tij fyese është një ofendim për Presidentin Meta dhe popullin shqiptar” – thotë Lu në reagimin e tij.

Të këshilluara

FOTO/ Edi Ramës i hedhin miell në parlament

Ka qenë i pari Flamur Noka që ka hedhur miell drejt Edi Ramës dhe më pas një deputet tjetër ka hedhur sërish miell drejt Gramoz Ruçit. Njësoj si rastet e tjera,...

11:09

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI