Flash

Mustafaj rrëfen bisedën më një ambasador në Tiranë: Negociatat nuk hapen, BE kërkon Tahirin në burg

Lapsi.al 13 April 2018
Mustafaj rrëfen bisedën më një ambasador në

Ish kreu i diplomacisë shqiptare Besnik Mustafaj ka rrëfyer bisedën me një prej ambasadorëve të akredituar në vendin tonë. I ftuar në News 24, Mustafaj deklaroi se një prej përfaqësuesve të një vendi anëtar në BE i ka thënë se Shqipëria nuk hap negociatat për shkak të Saimir Tahirit. Ky i fundit është një nga më të akuzuarit nga opozita duke pretenduar edhe përfshirjen e tij në rrjetin e trafikimit të lëndëve narkotike.

“Një ambasador tha që negociatat nuk hapen nga Saimir Tahiri. Shumë vendet do të shtynë hapjen e negociatave, pasi duan që Saimir Tahiri të jetë në burg. Janë vende që kanë peshë në Bashkimin Evropian dhe jo vende të vogla si për shembull Luksemburgu që ka 200 mijë banorë. Tahiri po i bëhet një barrë Shqipërisë”, u shpreh Besnik Mustafaj.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI