Flash

“Në atë moment mu errën sytë”/ Paloka rrëfen momentin kur ngriti monitorin në Parlament

Lapsi.al 16 April 2018
“Në atë moment mu errën sytë”/ Paloka

Nënkryetari i Kuvendit Edi Paloka ka folur në emisionin “5 pyetjet nga Babaramo” në Report Tv për episodin e pakëndshëm gjatë seancës së të enjtes së kaluar kur ai ngriti një monitor për ta hedhur në drejtim të qeverisë.

Nënkryetari i PD-së e komenton këtë si humbje të kontrollit i ardhur si rrjedhojë i një provokimi nga ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati i cili hodhi ujë në drejtim të deputetëve të opozitës.

“Nuk e mbaj veten për njeri të qetë dhe sigurisht që ajo nuk ishte gjë normale. S’ishte pamje e bukur. Por ishte një moment.

Ministri i Jashtëm i fshehur pas gardës qëllon, nuk ka rëndësi se me çfarë me miell, vezë, apo ujë, por në cilin vend të botës ndodh që ministri qëllon deputetët e opozitës. Në atë moment mu errësua shikimi dhe gjëja e parë që kapa ishte ajo. Por u kthjellova shpejt…” – thotë Paloka.

Të këshilluara

Avokati tregon ku ndodhet Adriatik Llalla

Sokol Hazizaj, avokati i ish-kryeprokurorit Adriatik Llalla ka thënë se ka shkelje proceduriale në hetimet që kanë nisur ndaj klientit të tij. Ai thotë se asnjë...

21:45

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI