Flash

Rama dhe Gjiknuri dëgjesë me të mbijetuarit e minierave, në fundjavë vdiqën dy minatorë

Lapsi.al 16 April 2018
Rama dhe Gjiknuri dëgjesë me të mbijetuarit e minierave, në

Kryeministri Rama i shoqëruar nga dy ministrat, Gjiknuri dhe Ahmetaj pati një dëgjesë me Sindikatën e Minatorëve që sot janë në pension. Temë e bisedës ka qenë Statusi i Minatorit, por në takim, kryeministri preku edhe humbjet e jetës së minatorëve.

“Në raport me jetën dhe çfarë ndodh pas, me familjet e atyre që humbin jetën. Kemi pasur një rënie drastike të atyre që humbin jetën. Rruga nuk është buxheti, por sigurimi I jetës. E kemi në plan t’u imponojmë kompanive sigurimin e jetës të punëtorëve.

Në rast se një minator humb jetën, të jetë i siguruar për një periudhë të caktuar” u shpreh Rama.

Kryeministri flet për uljen drastike të numrit të të vdekurve, por vetëm javën që kaloi vdiqën dy minatorë.

Rasti i parë ndodhi të premten në një galeri kromi pranë qytezës së Klosit. Aty mbeti i vrarë një minator 57 vjeçar, të cilit policia iu referua me inicialet P.M.

Rasti i dytë ndodhi të shtunën pasdite. Minatori tjetër që mbeti i vrarë ishte Angjelosh Shahini, 37 vjeç.

6 minatorë kanë humbur jetën në zonën e minerave të kromit në Klos dhe Bulqizë. Të dhënat e fundit tregojnë se vlera e kromit të nxjerrë në Bulqizë dhe të eksportuar, arrin në rreth 100 milionë euro në vit.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI