Flash

Rama flet për ndalimin e hyrjes në SHBA të Tom Doshit

Lapsi.al 19 April 2018
Rama flet për ndalimin e hyrjes në SHBA të Tom Doshit

Edi Rama deklaroi se është surprizuar dhe ndihet i keqardhur për vendimin e Departamentit Amerikan të Shtetit për të ndaluar hyrjen në SHBA të deputetit Tom Doshi.

Kryeministri shtoi se nuk ka informacion për këtë vendim të DASH.

“Me thënë të drejtën u surprizova dhe jam i keqardhur, s’kam cfarë them më shumë se s’kam as informacion për këtë, jam shumë i keqardhur" - u shpreh Rama në emisionin Real Story.

I pyetur nëse ka ndonjë koment për të njëjtin vendim të marrë nga DASH për ish-Prokurorin e Përgjithshëm të Shqipërisë, Adriatik Llalla, Rama u shpreh se sërish ndihet i keqardhur.

"I keqardhur, të njëjtën gjë kam. Natyrisht nëse ndodh një gjë e tillë s’mund të të vijë mirë se ka qenë ish kryeprokuror i Republikës." - u shpreh Kryeministri. ©LAPSI.AL 

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI