Flash

(FOTO) Kush është ish-doganieri i Kakavijës që u kap me 421 kg drogë

Lapsi.al 20 April 2018
(FOTO) Kush është ish-doganieri i Kakavijës që u kap me 421

Personi që u arrestua ditën e sotme nga Policia pasi dyshohet si i përfshirë në trafikun e 421 kilogramëve hashash që u kapën në Thumanë, është Bernard Hamzai.

40-vjeçari (në foto më poshtë) u vu në pranga nga policia në Fushë-Krujë. Raportohet se ai shumicën e kohës jetonte në Turqi, ndërsa më parë ka punuar si doganier në Kakavijë. Ai u largua nga kjo puna në vitin 2016, raporton News 24.

Por Bernard Hamzai nuk ishte i vetmi i përfshirë në këtë trafik hashashi. Bashkë me të ishte dhe një polic i komisariatit nr.2 në Tiranë, personi me inicialet O.S., por që ka arritur t'i largohet policisë.

Policia gjeti në Thumanë ditën e djeshme dy makina ku ishin fshehur 421 kilogramë hashah. Kërkimet për policin vazhdojnë. ©LAPSI.AL 

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI