Flash

Patozi për statusin e ri të partisë: Në Kinë i japin pushtet të përjetshëm fituesit, në PD Lulit humbës

Lapsi.al 21 April 2018
Patozi për statusin e ri të partisë: Në Kinë i japin

Ish- deputeti i Partisë Demokratike, Astrit Patozi reagon në lidhje me miratimin e ndryshimeve në statuti.

Ai shkruan që është absurde që e krahasojnë statutin e ri të PD-së me atë të partisë që është në pushtet në Kinë.

Kjo pasi sipas tij atje i kanë dhënë pushtet absolut fituesit, ndërsa në PD po i japin pushtet të përjetshëm humbësit.

“MOS E KRAHASONI KOT ME KINËN

Po shoh që po e krahasojnë këtë statutin e ri të Partisë Demokratike me ndryshimet në kushtetutën kineze. Dhe po e trajtojnë sikur Lulzim Basha po ndjek modelin e Presidentit te Kinës, Xi Jinping, i cili, që prej Kongresit të fundit, mund të qëndrojë përjetë në atë post. Më duket pasaktësi e madhe, perveçse një fyerje e rëndë për popullin vëlla kinez. Sepse në Pekin i kanë dhënë mundësi për të qëndruar pa kufizim në pushtet fituesit, kurse në partinë e Lulit është shenjtëruar “fitorja” e përjetshme e humbësit”, - shkruan Patozi

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI