Flash

Kapet gomonia me 1 ton kanabis në Itali, arrestohet skafisti fierak (EMRI)

Lapsi.al 22 April 2018
Kapet gomonia me 1 ton kanabis në Itali, arrestohet skafisti fierak (EMRI)

Një gomone që transportonte një ton kanabis u kap në Itali, pas një operacioni të përbashkët të policisë shqiptare me autoritetet italiane. Operacioni nisi pasditen e djeshme kur u ndalua një gomone në zonën e Leçes.

"Trafikantët gjatë ndjekjes me helikopterë të Frontex dhe mjete detare, e hodhën drogën në det por ajo u rekuperua nga Guardia di Finanza e Salentos. Afër brigjeve italiane skafistët u përpoqen të largoheshin dhe u hodhën në det. Forcat italiane kanë arrestuar shtetasin M.Nazëraj 34 vjeç, nga Fieri dhe shpallur në kërkim bashkëpunetorin e tij" njofton policia, që nuk jep më shumë detaje për shkak të sekretit hetimor.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI