Flash

Të martën vjen në Tiranë Presidenti i KE, Donald Tusk, një ditë më pas Rama niset në Gjermani

Lapsi.al 23 April 2018
Të martën vjen në Tiranë Presidenti i KE, Donald Tusk,

Pas Mogherinit Shqipërinë do ta vizitojë nesër Presidenti i Këshillit Evropian, Donald Tusk. Ai do të ketë një tur në Ballkanin Perëndimor duke nisur nesër nga Shqipëria, ndërsa më pas do të vizitojë Podgoricën, Beogradin, Sarajevën dhe Shkupin.

Para vizitës Donald Tusk në një mesazh për vendet e Ballkanit u shpreh se Bashkimi Evropian do të vazhdojë të jetë partneri më i besueshëm për të gjithë rajonin.

Pas takimit me Presidentin e Këshillit Evropian, kryeministri Edi Rama të mërkurën do të niset për në Gjermani, pasi të enjten do të zhvillojë një takim me kancelaren Angela Merkel.

Deri në qershor Shqipëria do të lobojë në vendet skeptike të BE, Gjermania, Franca dhe Holanda për t’i bindur që t’i japin një shans për hapjen e negociatave pas rekomandimit të KE në datë 17 prill.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI