Flash

8 nëntor 1462/ Pal Engjëlli shkroi Formulën e Pagëzimit, dëshmia e parë e gjuhës shqipe

«Unte paghesont premenit Atit et Birit et Spertit Senit». «Unë të pagëzoj në emër të Atit e të Birit e të Shpirtit Shenjt». Kjo formulë e shkruar nga Imzot Pal Engjëlli më 8 nëntor 1462 u shërbente prindërve për të pagëzuar fëmijët në rast rreziku për jetën, kur mungonte prifti. Ajo përbën fjalinë më të hershme të njohur deri më sot, të shkruar në gjuhën shqipe dhe me datë të saktë. Dorëshkrimi u zbulua në Bibliotekën Laurentiana të Firences nga studiuesi rumun Nicolae Iorga, më 1915.

20:23

FOTO/ Kush është inspektori që vrau veten brenda komisariatit në Fier (Video)

Lapsi.al 24 April 2018
FOTO/ Kush është inspektori që vrau veten brenda komisariatit

Ngjarje e rende brenda komisarit te Policisë se Fierit. Një inspektor policie i ka dhënë fund jetës brenda ambienteve te punës, duke përdorur armen e shërbimit. Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e sotëm ne rrethana qe ende presin te sqarohen nga policia.

Mësohet se inspektori i policisë qe i dha fund jetës është nga Semanidhe është identifikuar si shtetasi Kastriot Fafa, 46-vjec. Ndërkohë policia ka nisur hetimet per zbardhjen e plote te ngjarjes.

Informacioni i policisë:

Në datën 24.04.2018, pasi ka mbaruar shërbimin, ka vrarë veten me armën e shërbimit Oficeri i Patrullës së Përgjithshme të Rendit, shtetasi K.F, 46 vjeç, banues në fshatin Seman, Fier. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

[video width="720" height="480" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2018/04/Timeline-1-9.mp4"][/video]

 

 

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI