Flash

8 nëntor 1462/ Pal Engjëlli shkroi Formulën e Pagëzimit, dëshmia e parë e gjuhës shqipe

«Unte paghesont premenit Atit et Birit et Spertit Senit». «Unë të pagëzoj në emër të Atit e të Birit e të Shpirtit Shenjt». Kjo formulë e shkruar nga Imzot Pal Engjëlli më 8 nëntor 1462 u shërbente prindërve për të pagëzuar fëmijët në rast rreziku për jetën, kur mungonte prifti. Ajo përbën fjalinë më të hershme të njohur deri më sot, të shkruar në gjuhën shqipe dhe me datë të saktë. Dorëshkrimi u zbulua në Bibliotekën Laurentiana të Firences nga studiuesi rumun Nicolae Iorga, më 1915.

20:23

Gjendet i vetëvrarë në një makinë në Gjakovë aktori i serialit "O sa mirë"

Lapsi.al 24 April 2018
Gjendet i vetëvrarë në një makinë në Gjakovë

Policia e Kosovës për rajonin e Gjakovës ka konfirmuar se një person është gjetur pa shenja jete në rrugën Gjakovë – Goden.

Mediat kosovare mësojnë se bëhet fjalë për aktorin e “O Sa Mirë”, Art Kurtin, i njohur për rolin e Gjakovarit.

Policia e Kosovës ka konfirmuar se po heton rrethanat për vetëvrasje, i cili u gjet i vdekur me një plumb në kokë në një veturë në fshatin Goden, në periferi të qytetit.

Vetura në të cilën është gjetur i vrarë Art Kurti, këshilltar për rini në kabinetin e kryetari të Komunë së Gjakovës, ka qenë e një shoku të tij.

Të afërm me aktorin kanë rrëfyer se i riu gjatë kohëve të fundit ka shfaqur shenja depresioni, sikurse ka folur edhe për probleme personale.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI