Flash

8 nëntor 1462/ Pal Engjëlli shkroi Formulën e Pagëzimit, dëshmia e parë e gjuhës shqipe

«Unte paghesont premenit Atit et Birit et Spertit Senit». «Unë të pagëzoj në emër të Atit e të Birit e të Shpirtit Shenjt». Kjo formulë e shkruar nga Imzot Pal Engjëlli më 8 nëntor 1462 u shërbente prindërve për të pagëzuar fëmijët në rast rreziku për jetën, kur mungonte prifti. Ajo përbën fjalinë më të hershme të njohur deri më sot, të shkruar në gjuhën shqipe dhe me datë të saktë. Dorëshkrimi u zbulua në Bibliotekën Laurentiana të Firences nga studiuesi rumun Nicolae Iorga, më 1915.

20:23

E akuzoi se përvetësoi tendera publikë, Safet Gjici i përgjigjet deputetit demokrat: Do shihemi në gjyq

Lapsi.al 25 April 2018
E akuzoi se përvetësoi tendera publikë, Safet Gjici i

Pas akuzave se ka përfituar miliona dollarë tendera publikë, presidenti i Kukësit, Safet Gjici i është përgjigjur deklaratave të deputetit demokrat, Ervin Salianji.

Gjici thotë se që kur mori postin e Prefektit të Kukësit në 2014, ai ka hequr dorë nga komanitë e tij dhe nuk ka lidhje me to, ndërsa i cilëson të gjitha shpifje deklaratat e bëra nga deputeti demokrat.

Por ndërsa Gjici foli për përballje në gjykatë, deputeti Salianji nuk u ndal, dhe publikoi sot prova të reja për atë që e quan skemë të pastër korruptive.

“Me teorinë “shpif, shpif se diçka do mbetet”, Salianji sot doli dhe gënjeu shqiptarët. I gënjeu, se gjoja unë paskam fituar tendera “marramendës”!!!! Ervin, je i gabuar!

Që në kohën kur u emërova Prefekt i Qarkut Kukës, në vitin 2014, nuk menaxhoj më asnjë kompani. Kjo dihet botërisht, por ti dhe ata që të nxorën sot nuk dinë apo duan të shohin!

Kjo është e vërteta. Lidhur me kompanitë e cituara, të sugjeroj të informohesh, pasi fjalët e tua janë të gabuara dhe të siguroj se do të hidhen poshtë dhe nga drejtësia.

Për shpifjen tënde të radhës, që në fakt është e përhershmja përpara çdo beteje elektorale, do të takohemi në Gjykatë, aty ku e vërteta do triumfojë. Sa i përket tenderave, kompanitë që unë drejtoja dikur, kanë përfituar me konkurim të ndershëm më shumë gjatë qeverisjes së Partisë Demokratike. Kjo është lehtësisht e verifikueshme në buletinet publike. Mjafton ti shohësh! Për “faktet” që sot paraqite, do shihemi në gjyq, pasi për këtë shpifje të radhës nuk do të ndalem!” – shkruan Gjici.

 

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI