Flash

8 nëntor 1462/ Pal Engjëlli shkroi Formulën e Pagëzimit, dëshmia e parë e gjuhës shqipe

«Unte paghesont premenit Atit et Birit et Spertit Senit». «Unë të pagëzoj në emër të Atit e të Birit e të Shpirtit Shenjt». Kjo formulë e shkruar nga Imzot Pal Engjëlli më 8 nëntor 1462 u shërbente prindërve për të pagëzuar fëmijët në rast rreziku për jetën, kur mungonte prifti. Ajo përbën fjalinë më të hershme të njohur deri më sot, të shkruar në gjuhën shqipe dhe me datë të saktë. Dorëshkrimi u zbulua në Bibliotekën Laurentiana të Firences nga studiuesi rumun Nicolae Iorga, më 1915.

20:23

Dëshmia e banorëve në Kamëz: Grabitësit i ndoqëm, na thanë: Ikni se ju vramë dhe ju!

Lapsi.al 26 April 2018
Dëshmia e banorëve në Kamëz: Grabitësit i ndoqëm,

Banorë të Kamzës treguan momentet e para, pasi kishin dëgjuar të shtënat në marketin e familjes Buci dhe si u kishin ardhur në ndihmë çiftit që deri në atë moment ishin të plagosur.

Disa djem të rinj, që ndodheshin në rrugë në atë moment, kanë parë grabitësit kur po dilnin nga dyqani dhe u janë vënë pas për t’i ndaluar, por ata kanë qëlluar me armë në ajër.

Më pas, u kanë drejtuar armët dhe i kanë kërcënuar: “Ikni se ju vramë edhe ju…”. “Unë ndodhesha në shtëpi në momentin kur ndodhi ngjarja. Dëgjova dy krisma dhe dola menjëherë nga shtëpia. Kur shkoj te dyqani i Agimit, e pashë që ishte i gjakosur ai dhe e shoqja. Kërkova ndihmë nga banorët e tjerë që kishin dalë në rrugë.

Me aq sa pashë, Agimi kishte mbaruar, e kishte plagën në gjoks. Ndërsa e shoqja bërtiste. Ambulanca po vonohej dhe i kërkuam një personi këtu që ka një autoshkollë dhe i transportuam me makinën e tij. Pas rreth 30 minutash erdhi ambulanca, ndërsa Policia erdhi shumë shpejt”, tregoi një fqinj i familjes Buci për gazetaren e Panorama.

Ndërsa disa të tjerë kanë arritur të shohin edhe autorët, por pa mundur t’i identifikojnë, pasi kishin kapuça në kokë.

“Ishim në rrugë kur ndodhi. I pamë dy grabitësit që dolën nga dyqani dhe po vraponim. Bashkë me një shok iu vumë pas dhe u bërtisnim që të ndalonin. Ata nisën të qëllojnë në ajër. Më pas, njëri u kthye nga ne, na drejtoi armën dhe na tha të iknim se do na vriste edhe ne. U frikësuam, nuk vazhduam dot më tej dhe ndaluam. Më pas, ata hipën në një makinë, që, me aq sa pamë ne, ishte një BMW”, tregoi një i ri, banor i zonës për Panorama.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI