Flash

8 nëntor 1462/ Pal Engjëlli shkroi Formulën e Pagëzimit, dëshmia e parë e gjuhës shqipe

«Unte paghesont premenit Atit et Birit et Spertit Senit». «Unë të pagëzoj në emër të Atit e të Birit e të Shpirtit Shenjt». Kjo formulë e shkruar nga Imzot Pal Engjëlli më 8 nëntor 1462 u shërbente prindërve për të pagëzuar fëmijët në rast rreziku për jetën, kur mungonte prifti. Ajo përbën fjalinë më të hershme të njohur deri më sot, të shkruar në gjuhën shqipe dhe me datë të saktë. Dorëshkrimi u zbulua në Bibliotekën Laurentiana të Firences nga studiuesi rumun Nicolae Iorga, më 1915.

20:23

Detajet/ Si ndodhi grabitja në Kamëz në sy të fëmijës 6 vjeç, kamerat filmuan dy autorët

Lapsi.al 26 April 2018
Detajet/ Si ndodhi grabitja në Kamëz në sy të

Zbardhen detajet e reja te ngjarjes se rende qe ndodhi mbrëmë ne Kamëz, teksa grabitësit vranë pronarin e marketit dhe plagosen rende bashkëshorten e tij. Viktima është Agim Buçi, 53 vjeç, ndërsa e plagosura është Merita Buçi, 44 vjeçe. Në momentin kur grabitësit e armatosur janë futur brenda në dyqanin e çiftit Buçi, aty ndodhej edhe djali i tyre i vetëm 6 vjeç.

Fatmirësisht, i mituri u ka shpëtuar plumbave, pasi është fshehur poshtë banakut. Ngjarja e rëndë ndodhi në orën 21:07, në rrugën “OSBE”, në Kamzë, në dyqanin ngjitur me banesën e çiftit Buçi, me origjinë nga Mati.

Autorë të ngjarjes dyshohet të kenë qenë dy persona të maskuar me kapuça, të cilët kanë shfrytëzuar errësirën për t’u larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes. Grabitësit dyshohet se kanë hasur në rezistencën e çiftit Buçi dhe menjëherë kanë qëlluar dy herë drejt tyre.

Viktima Agim Buçi është qëlluar me një plumb në gjoks, ndërsa e shoqja në këmbë. Më pas, autorët kanë marrë paratë që ndodheshin në kasë, që dyshohet të kenë qenë rreth 20-30 mijë lekë të rinj e më pas kanë ikur. Agim dhe Merita Buçi, janë prindër të 4 fëmijëve, 3 vajzave dhe një djali të vetëm, i cili, fatkeqësisht, u bë dëshmitar i ngjarjes tragjike. Ata ishin larguar prej 17 vitesh nga Mati dhe kishin ndërtuar shtëpinë në Kamzë, aty ku ndodhi ngjarja.

 

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI