Flash

8 nëntor 1462/ Pal Engjëlli shkroi Formulën e Pagëzimit, dëshmia e parë e gjuhës shqipe

«Unte paghesont premenit Atit et Birit et Spertit Senit». «Unë të pagëzoj në emër të Atit e të Birit e të Shpirtit Shenjt». Kjo formulë e shkruar nga Imzot Pal Engjëlli më 8 nëntor 1462 u shërbente prindërve për të pagëzuar fëmijët në rast rreziku për jetën, kur mungonte prifti. Ajo përbën fjalinë më të hershme të njohur deri më sot, të shkruar në gjuhën shqipe dhe me datë të saktë. Dorëshkrimi u zbulua në Bibliotekën Laurentiana të Firences nga studiuesi rumun Nicolae Iorga, më 1915.

20:23

Senati amerikan miraton si Sekretar të Shtetit, ish-shefin e CIA-s

Lapsi.al 26 April 2018
Senati amerikan miraton si Sekretar të Shtetit, ish-shefin e CIA-s

Senati amerikan konfirmoi ish-shefin e CIA-s, Mike Pompeo në postin e Sekretarit të Shtetit. Pompeo është akuzuar si mbështetës i ideve anti-myslimane dhe homofobike. Senati votoi 57 pro dhe 42 kundër në votimin e aprovimit të tij në krye të diplomacisë amerikane dhe si “krah të djathtë” të Donald Trump.

Paraardhësi i tij Rex Tillerson u shkarkua muajin e kaluar nëpërmjet Twitter nga kreu i Shtëpisë së Bardhë. Senatorët republikanë që kontrollojnë dhomën e lartë votuan unanimisht në favor të tij ndërsa atyre iu bashkuan edhe 6 demokratë. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Gjirokastër, vret veten një person

Një ngjarje e rëndë ka ndodhu sot pasdite në Gjirokastër. Në hyrje të fshatit Çepunë, Njësia Administrative Cepo, ka vrarë veten me armë gjahu shtetasi G.M 59 v...

20:37

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI