Flash

Dalin analizat e dëmtimit të Mohamed Salah

Lapsi.al 27 May 2018
Dalin analizat e dëmtimit të Mohamed Salah

“Ishte një natë e vështirë, por unë jam një luftëtar. Pavarësisht të gjithave, kam besim se do të jem në Rusi për t’ju bërë të gjithëve krenar. Dashuria juaj dhe mbështetja më japin forcën për të cilën kam nevojë”.

Kjo është ajo që shkroi në Twitter, Mohamed Salah, sulmuesi egjiptian i Liverpool i detyruar të largohet nga finalja e Champions League në Kiev kundër Real Madrid për shkak të një dëmtimi në shpatullën e majtë pas një përplasjeje me Sergo Ramos. Pas dëshpërimit fillestar, Salah thotë se mund t’ja dalë për në Botërorin që nis më 14 qershor në Rusi.

Mësohet se Salah i është nënshtruar një ekzaminimi radiografik nga stafi i mjekëve anglezë që kanë përjashtuar mundësinë e një frakture. Edhe Federata e Futbollit e Egjiptit tha se ndihej e lehtësuar pasi kishte folur me mjekët e Liverpool. Ata janë shprehur se “lojtari mund tía dalë për të qenë gati në Botëror”. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI