Flash

Justifikohet Panucci: Faji për humbjen e turpshme është imi!

Lapsi.al 29 May 2018
Justifikohet Panucci: Faji për humbjen e turpshme është imi!

Trajneri i kombëtares shqiptare të futbollit thotë se faji për humbjen ndajk Kosovës është vetëm i tiji. Në një prononcim pas ndeshjes ai thotë se skuadra luajti pa motivim.

“Nuk luajtëm. Nuk luftuam. Nuk patëm zemër. Faji është absolutisht i imi. Të gjitha kritikat e botës janë absolutisht të drejta. Përgjegjësinë për këtë ndeshje e mbaj unë.

Në këtë moment duhet të qëndrojmë të gjithë të qetë. Duhet që të mos prishim gjithçka. Kemi vuajtur më shumë sot se kundër Italisë dhe Spanjës. Ky është një moment që duhet administruar shumë mirë.

Shpresoj të mos jetë Shqipëria e vërtetë. Vendosa të mos e karikoj shumë skuadrën për të mos i rënduar. Kemi dhënë një shfaqje shumë të shëmtuar për të menduar që kjo është shqipëria.

Ndoji nuk ishte në pozicionin e tij. Lenjani u dëmtua dhe iku. Memolla nuk ka luajtur fare. Mu desh të improvizoja.

Qaka kërkoi ndërrim në minutën e 30-të. Sot aspekti taktik është gjëja e fundit që duhet parë. Në futboll nëse nuk luan me zemër dhe zjarr nuk ka rëndësi taktika. E sotmja është gjëja ime më e shëmtuar në futboll” – thotë Panucci. ©LAPSI.al

Të këshilluara

VIDEO/ Franca mund Irlandën (shikoni golat)

Franca mundi Irlandën në një miqësore të luajtur të hënën në mbrëmje. Golat për skuadrën e “gjelave” i shënuan Olivier Giroud në minutën e 40-të të pjesës s...

23:21

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI