Flash

Ish-mbrojtësi i Kombëtares: Skuadra është shpartalluar, Panucci nuk jep siguri

Lapsi.al 3 June 2018
Ish-mbrojtësi i Kombëtares: Skuadra është shpartalluar,

Ish-mbrojtësi i Kombëtares, Ervin Fakaj mendon se Panucci nuk është njeriu i duhur për Shqipërinë, pas humbjes 4-1 nga Ukraina, e dyta me radhë pak ditë pas disfatës 3-0 me Kosovën. I ftuar në emisionin “Kuq e Zi” në Supersport, Fakaj tregon se skuadra po humbet identitetin dhe situata është problematike.

“Nuk është se mua më shqetësojnë humbjet, por fakti se po humbasim identitetin dhe entuziazmin e krijuar. Mënyra se si po filozofohet loja është e gabuar. Ekipi është i çmobilizuar. Ajo që ndërtuam me shumë mund, po prishet. Skuadra po shpartallohet. Është situatë problematike”, - tha ai.

“E rëndësishme është që të kthejmë dinjitetin. Nuk kemi bërë lojë atraktive, nuk i kemi cilësitë. Ndonjëherë e sheh dhe me syrin e tifozëve dhe do futboll të bukur, por si kemi ato kualitete. Ne nuk duhet të testojmë. Duhet të bëhemi gati në shtator dhe të luajmë gjithmonë me më të mirët”, - shtoi Fakaj.

“Nuk e kemi luksin të testojmë 10 lojtarë të rinj. Ai lojtari i ri që vjen duhet të jetë më i mirë se ai që është. Vetëm kemi humbur në çdo lloj drejtimi. Gjithë lojtarët nuk e kanë më besimin. Do vinë me mentalitet tjetër. Nuk do vijnë më me besimin që kishin më përpara.

A duhet të vazhdojë Panucci? Unë se kam besim që Panucci e ka aftësinë për të na rikthyer dinjitozë. Kishim 4 mbrojtës të së njëjtës cilësi. Në një ndeshje më parë luajti me 3 sulmues me të njëjtat cilësi. Nuk e kam parë në kaq vite që dikush ta bënte ketë gjë”, - theksoi mes tjerash Ervin Fakaj në Super Sport.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI