Flash

Astrit Hafizi: Panucci, arrogant dhe i nënvlerëson shqiptarët

Lapsi.al 5 June 2018
Astrit Hafizi: Panucci, arrogant dhe i nënvlerëson shqiptarët

Ish-trajneri i kombëtares shqiptare Astrit Hafizi, i ftuar në emisionin “Provokacija” në “ABC Neës” ka bërë një analizë të gjatë mbi atë që po kalon ekipi kuqezi nën drejtimin e italianit Christian Panucci. Hafizi thotë se trajneri i ri është arrogant me të gjithë.

“Panucci është shumë arrogant, si me tifozët ashtu edhe me shtypin. Ti vërtet ke ardhur nga Italia, por mos na nënvlerëso kaq shumë. Si lojtar ka qenë një lojtar i mirë, jo shumë i mirë, por i mirë. De Biasi si lojtar ka qenë në nivel më të ulët se Panucci. Ky i fundit ka luajtur në nivele më të larta se De Biasi. S’ke çfarë të thuash për këtë gjë.

Në miqësoren kundër Ukrainës Panucci nuk rregulloi asgjë nga miqësorja kundër Kosovës. Ai nuk e ka kapur fare idenë se çfarë duhet të bëjë me kombëtaren e Shqipërisë. Gjithsesi duhet të vazhdojë deri në fund. Deri sa e ka marrë përsipër, duhet t’i dalë për zot.

Lojtarë të mirë për Kombëtaren? Duhet t’i kërkosh. Ka, por duhet t’i kërkosh. Trajner shqiptar në Kombëtare? Mungesa e trajnerëve shqiptarë në kombëtaren e Shqipërisë erdhi që pas vendosjes së Dukës në krye të FSHF-së. Deri në një farë mase, mua më bind ideja që Shqipëria të drejtohet nga një trajner i huaj. Sot është më e lehtë të drejtosh Kombëtaren.

Pse nuk drejtoj më në kampionatin shqiptar? E provova të drejtoj pas largimit nga stoli i Kombëtares, por komunikimi me presidentët e klubeve shqiptare është e vështirë. Këtu në Shqipëri, presidentët e klubeve të shtypin me këmbë”, - tha Astrit Hafizi.

Të këshilluara

Zvicra shkon në Botëror me 4 shqiptarë

Zvicra ka bërë publike gjatë ditës së sotme listën me të cilët do të paraqitet në Botërorin e Rusisë. Nuk ka vend për shumë surpriza nga ana e trajnerit Petkovi...

18:50

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI