Flash

Shuhet legjenda e futbollit kosovar

Lapsi.al 9 June 2018
Shuhet legjenda e futbollit kosovar

Futbolli kosovar është tronditur sot në mëngjes nga humbja e figurës së tij emblematike, Fadil Vokrri. Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës ka ndërruar jetë për shkak të një infarkti në moshën 58 vjecare.

Vokrri ka shfaqur probleme me shëndetin në orët e para të ditës së sotme dhe është dërguar me urgjencë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, por ndërhyrja e mjekëve nuk ka mundur ti shpëtojë jetën. Në bazë të indikacioneve të para dyshohet një atak kardiak.

Fadil Vokrri ka lindur me 23 korrik 1960 në fshatin Sfeçël në komunën e Podujevës dhe ka qenë ikona e futbollit kosovar për atë që ka arritur n karrierë.

Rrugën e tij të suksesshme si futbollist, Vokrri e ka nisur me KF Llapi të Podujevës dhe më vonë kaloi tek KF Prishtina dhe luajti për një periudhë edhe me KF Partizani i Beogradit. Në vitet 80 Vokrri ka arritur kulmin e karrierës e madje në vitin 1987 ka patur edhe një ofertë për të nga gjigantët e Juventus. Në atë vit Fadil Vokrri ishte vlerësuar si futbollisti më i mirë i vitit në Jugosllavi.

Në 16 shkurt 2008, ai u zgjodh presidenti i FEderatës Kosovare të Futbollit për një mandat 4 vjecar.

Vokrri është konsideruar si lojtari më i madh i Kosovës i të gjitha kohërave...

Të këshilluara

Sulmon Firmino: "Sergio Ramos është idiot"

Përgjigjia ironike e mbrojtësit, Sergio Ramos, pas pretendimeve se portieri i Liverpulit, Loris Karius, ka pësuar një tronditje mendore si pasojë e goditjes me ...

10:18

Trajneri i Egjyptit i del zot Salah

Trajneri i Egjyptit Hector Cuper ka mbrojtur yllin e tij të skuadrës Mohamed Salah pasi Sergio Ramos është tallur me reagimet e sulmuesit pas ndërhyrjes së tij ...

16:10

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI