Flash

Anglia nuk do surpriza në Rusi, stërvitet për penallti

Lapsi.al 11 June 2018
Anglia nuk do surpriza në Rusi, stërvitet për penallti

Historia e Botërorëve ka treguar se Kombëtarja e Tre Luanëve ka një rekord të tmerrshëm nga pika e bardhë dhe në turneun e Rusisë, preferon të mos ketë të njëjtin fat. Sulmuesi i Tottenham ka kërkuar nga shokët e tij të harrojnë dështimet e të shkuarës, duke u impenjuar në të gjitha drejtimet, përfshirë 11 metërshat.

Harry Kane ka zbuluar se Anglia është stërvitur me penalltitë, në përgatitjet për Kupën e Botës, në mënyrë që të përmirësojë rekordin e hidhur.

"Jemi praktikuar me penalltitë, jo cdo seancë. Shpesh në fund të stërvitjes kur jemi të lodhur dhe këmbët rëndojnë, kemi provuar të godasim nga pika e bardhë. Në këto kushte lodhje jemi edhe pas kohës shtesë në një ndeshje, ndaj kemi menduar se është mënyra më e mirë për tu përmirësuar" tha sulmuesi.

Tre Luanët shpesh kanë kapitulluar në lotarinë e 11 metërshave, gjatë turneve të rëndësishëm ndërkombëtarë. Ka ndodhur kështu kur janë nxjerrë jashtë me penallti në Kupën e Botës në 1990, 1998 dhe 2006.

Anglia është flakur jashtë edhe në kampionatin Europian në 1996, 2004 dhe 2012, gjithnjë me penallti dhe vetëm një herë ka dalë fituese në 1996, përballë Spanjës.

"Nuk është se kemi folur shumë, por mendoj se gjithcka lidhet me çlirimin e mendjes, zgjedh krahun dhe nuk ke më dyshime. Gjëja kryesore është të besosh se mund të shkojë ndryshe. Ka qene shumë e vështirë për 50 vitet e fundit, sepse nuk kemi fituar asgjë" përfundoi Kane.

Humbja e fundit nga pika e bardhë ishte ajo e Botërorit 2006 kundër Portugalisë, kur Frank Lampard, Steven Gerrard dhe Jamie Carragher gabuan nga 11 metra ndërsa Anglia doli jashtë turneut në cerekfinale.

Të këshilluara

E ardhmja e Alisson përpara Botërorit...!?

Vetëm 3 ditë na ndajnë tashmë nga starti i turneut më të pritur në Botë dhe megjithë dëshirën për tu përqendruar vetëm në Kupën e Botës, futbollistët mendojnë...

12:01

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI