Flash

20 vjet nga Kupa, Zidane akoma magjik...shikoni cfare goli

Lapsi.al 13 June 2018
20 vjet nga Kupa, Zidane akoma magjik...shikoni cfare goli
Kanë kaluar 20 vjet, por gjenerata e artë e Francës nuk e ka humbur shkëlqimin dhe klasin e saj. Të martën mbrëma, për të festuar 20 vjetorin e triumfit në Botërorin 1998, i cili u luajt pikërisht në Francë, legjendat e kombëtares së gjelave që fituan trofeun duke mundur 3-0 në finale Brazilin kanë zbritur në fushë, të drejtuar nga Zidane në një sfidë miqësore në Nanterre, në "U Arena", për të sfiduar një seleksionim të ish-futbollistëve të të njëjtës gjeneratë, të cilëve iu shtua edhe Usain Bolt. Amarcord në lotë, me kampionë si Zidane, në gol falë një goditje dënimi magjike, por edhe Henry, Blanc, Thuram, Desailly, Vieira, Karembeu, Pires, Djorkaef dhe kështu me radhë. Përballë Toldo, Aldair, Tommasi, Davids, Eto'o, Bobo Vieri, Stoitchkov, Mendieta, Morientes, Kluivert dhe jo vetëm. Me këtë skuadër zbriti në fushë edhe usain Bolt. Ka përfunduar 3-2 për Francën. Gol në nisje me Morientes, pastaj barazim i Henry. 2-1 i Zidane, që me goditjen perfekte të dënimit i rifreskon memorien të gjithëve për atë se cfarë ishte I aftë të bëjë. Barazimi 2-2 provizor firmoset nga Mendieta ndërsa goli i fitores ka për autor Candela. Të qeshura, duartrokitje dhe spektakël dhuroi kjo sfidë yjesh. Për t'u shënuar edhe përqafimi mes Slaven Bilic dhe Laurent Blanc: të dy ishin protagonistë në gjysëmfinalen e 1998-ës, kur francezi goditi me dorë kroatin, që u rrëzua përtokë. Kartoni I kuq që do mbahet mend gjatë nga Blanc që humbi finalen e Botërorit magjik për Francën.

Të këshilluara

Maurizio Sarri tek Chelsea me Hysajn me vete

Napoli e ka zëvendësuar tashmë Mauricio Sarrin - duke firmosur me ish-teknikun e Chelsea, Carlo Ancelotti - por nuk kërkojnë të dalin pa dicka në këmbim nga kjo...

16:30

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI