Flash

"Ne si Partizani dy vjet më parë" - Përmeti i qetë për Skënderbeun

Lapsi.al 12 June 2018
"Ne si Partizani dy vjet më parë" - Përmeti i qetë

Vendimi i UEFA's për të lënë jashtë listave të skuadrave pjesëmarrëse në kompeticionet Europiane Skënderbeun, nuk ka qenë i papritur në Korcë. Drejtori ekzekutiv I klubit bardhekuq, Ilirian Përmeti, ul tensionet në pritje të vendimit të CAS, duke bërë të ditur se situata mund të ndryshojë në cdo kohë dhe kujton Partizanin e dy viteve më parë.

"E prisnim një gjë të tillë, - pranon Përmeti - UEFA do të vazhdojë me programin e saj, ndërsa ne jemi të qetë për vendimin e CAS. Ka kohë për ti ndryshuar gjërat, nëse vendimi është në favor. Jemi në pozitat e Partizanit dy vjet më parë kur u thirrën për të na zëvendësuar, duke u ngjitur nga Europa League në Champions"

Skënderbeu pret tashmë vetëm vendimin e CAS, pasi ka humbur betejat ligjore me institucionet gjykuese të UEFA's. Përmeti sqaron se vendimi mund të vonojë, pasi Gjykata e Arbitrazhit Sportiv nuk ka një detyrim ligjor se kur duhet të kthejë përgjigje.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI