Flash

"Deschamps ka një lojtar që mund të bëjë diferencën" - fituesi i Kupës së Botës Desailly ngre kuotat e Francës

Lapsi.al 11 June 2018
"Deschamps ka një lojtar që mund të bëjë

Franca është vërtetë nga kombëtaret e mëdha që synojnë trofeun në Rusi 2018, por nuk është ajo më favoritja. Megjithatë kuotat e Gjelave janë ngritur nga një konstatim i fituesit të Kupës së Botës, Marcel Desailly, që sheh në skuadrën e Didier Deschamps një lojtar të aftë të bëjë diferencën.

“Ai mund të bëjë diferencën, por të tjerët duhet të marrin rolin e liderit gjithashtu”, u shpreh ish-mbrojtësi - “Ai ka gjithnjë presion rreth tij. Të gjithë shohin potencialin e tij të jashtëzakonshëm, por mendoj se po pretendojmë shumë prej tij".

Desailly beson se mesfushori i Manchester United, Paul Pogba, do të kishte siguruar një vend edhe në skuadrën e jashtëzakonshme të gjeneratës së tij, që fitoi Kupën e Botës në 1998.

Mesfushori francez, që u bë edhe lojtari më i shtrenjtë i historisë kur u transferua nga Juventus tek Djajtë e Kuq, dështoi ti bindte të gjithë për talentin e tij dhe së fundmi është fërshëllyer në fitoren e Francës 3-1 në miqësoren me Italinë në Nice.

Pavarësisht kësaj, Desailly, që ishte pjesë e skuadrës që mundi 3-0 Brazilin në finalen e Parisit, beson se lojtari që ishte njëherë në majën e botës, si lojtari më i shtrenjtë i historisë, do të kishte qenë i aftë të imponohej edhe në një skuadër të tillë si ajo e 1998-ës.

“Ai është më i talentuar se cdo mesfushor i brezit tim,” deklaroi Desailly që ka luajtur në karrierë edhe për Milan e Chelsea.

Të këshilluara

E ardhmja e Alisson përpara Botërorit...!?

Vetëm 3 ditë na ndajnë tashmë nga starti i turneut më të pritur në Botë dhe megjithë dëshirën për tu përqendruar vetëm në Kupën e Botës, futbollistët mendojnë...

12:01

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI