Flash

Argjentina, Tapia mbron Sampaolin: "Akuza për abuzime? Vetëm shpifje"

Lapsi.al 11 June 2018
Argjentina, Tapia mbron Sampaolin: "Akuza për abuzime? Vetëm

Federata Argjentinase e Futbollit i ka dalë në krah trajnerit, Jose Sampaoli. Pas akuzave për abuzim seksual, presidenti i FAF, Claudio Tapia, ka mbrojtur trajnerin e "Albiçelestes": "Besoj vërtetë në ndershmërinë e Sampaolit. Këto zëra janë përhapur nga njerëz që duan vetëm të dëmtojnë kombëtaren argjentinase. Nuk ka asnjë denoncim kundër tij, gjithçka është gënjeshtër", është shprehur numri 1 i qeverisë së futbollit argjentinas për "Tyc Sports".

Ai që ka ngritur tymnajën kundër Sampaoli-t, të premten e kaluar, ishte Gabriel Anello. Sipas gazetarit, trajneri Sampaoli duket se ka tentuar të ngacmojë seksualisht një kuzhiniere të qendrës Federale të Buenos Airesit. Pasi ka zbuluar tentativën për denoncim, FAF më pas është përpjekur të fshehë lajmin dhe ka menduar për shkarkimin e ish-it të Sevilla-s.

Në fund të intervistës Tapia shtoi: "Gruaja ka një familje, bashkëshort dhe një fëmijë të vogël. Kur dalin lajme të tilla nuk mendohet kurrë për të gjitha këto. Sampaoli i pushuar? Edhe kjo është një gënjeshtër, raporti im me të është i shkëlqyer".

Të këshilluara

E ardhmja e Alisson përpara Botërorit...!?

Vetëm 3 ditë na ndajnë tashmë nga starti i turneut më të pritur në Botë dhe megjithë dëshirën për tu përqendruar vetëm në Kupën e Botës, futbollistët mendojnë...

12:01

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI